Rreth 5,000 venezuelanë largohen nga vendi i tyre çdo ditë, deklaroi Organizata e Shteteve Amerikane  në një raport të premten dhe ky numër mund të dyfishohet deri në 8 milionë deri në fund të vitit 2020.


Kriza e thellë ekonomike dhe politike e Venezuelës ka dominuar rendin e ditës në një asamble të Organizata e Shteteve Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Medellin të Kolumbisë. Uruguai doli nga sesioni të enjten në shenjë proteste për njohjen e një delegacioni nga opozita e Venezuelës.


Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se numri i migrantëve venezuelas jashtë vendit është aktualisht 4 milion.


“Ky është rrjedha më e madhe e migrantëve në historinë e rajonit, aktualisht e dyta më e madhe në botë pas Sirisë e cila ka qenë në luftë për më shumë se tetë vjet,” tha koordinatori i raportit David Smolansky gjatë asamblesë së së premtes.

Rreth 1.3 milionë venezuelianë aktualisht jetojnë në Kolumbi, e cila mban barrën më të rëndë  eksodit. Rreth 850,000 emigrantë janë vendosur në Peru dhe 263,000 në Ekuador.

BalkanWeb