TIRANE- Prindërit e Reantës, 2 muajshe kanë riapeluar për ndihmë që vajza e tyre të jetojë pasi lindi me probleme në aparatin tretës. Reanta Balliu, mund të konsiderohet një “mrekulli” pasi po sfidon çdo parashikim të bluzave të bardha, duke i lënë këta të fundit pa fjalë por tashmë ajo ka nevojë urgjente për transplant.

Sot Reanta lufton për jetën në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT-të. Gjendja e saj është tepër alarmante dhe rëndohet nga minuti në minutë. Prindërit e saj Mbaresa dhe Taulant Balliu kanë tre ditë që e gdhijnë pranë vogëlushes së tyre në spital, ku foshnja merr gjak dhe oksigjen për të qëndruar në jetë.

Mjaft qytetarë kanë filluar të kontribuojnë për Reantën e vogël dhe ndërkohë në llogarinë bankare të Reantës janë depozituar mbi 6000 euro. Por, për ndërhyrjen e saj në një spital për fëmijë në Itali duhen edhe 20.000 euro të tjera, ndaj kërkohet ndihma dhe kontributi i të gjithë atyre që kanë mundësi për të shpëtuar vogëlushen..

Ku mund ta ndihmoni vajzën?

Në Credins Bank, në llogarinë e babait të Reantës, Taulant Balliu

Llogaria, Euro-Al 62  21211322 0000000000 883096

Llogaria, USD-Al 08  21211322 0000000000 883098

Numri i telefonit të Taulant Balliut është 0699151933

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb