Të kesh më shumë se 11 nishane në një krah do të thotë se ti je në një risk të madh për t’u sëmurur nga kanceri i lëkurës, Melanoma. Kështu bëjnë të ditur studiuesit pas një kërkimi të kryer mbi rastet e Melanomës. Numërimi i nishaneve në krahun e djathtë është një tregues i qartë nëse do sëmuresh nga kanceri i lëkurës. Nëse gjenden më shumë se 100 nishane në gjithë trupin, jeni 5 herë të rrezikuar nga kanceri i lëkurës.

Studimi është publikuar nga Gazeta Britanike e Dermatologjisë që ka testuar 300 binjakë në Britani.
Melanoma është një lloj kanceri i lëkurës që prej 13 mijë persona cdo vit në Britaninë e Madhe.
Shenjat e para janë format jo të zakonta të nishaneve e deri tek numri i nishaneve që pacienti ka në gjithë trupin. Studiuesit kanë vërejtur për 8 vjet ecurinë e nishaneve në një grup femrash binjake, duke vërejtur ndryshimet e herë pas hershme tek ato. Pasi patën nën vëzhgim 400 femra dhe meshkuj ata arritën në disa përfundime.
Femrat me më shumë se 7 nishane në krahun e djathtë ishin 9 herë në riks për të pasur mbi 50 nishane në gjithë trupin. Ato që kishin mbi 11, ishin edhe ato që kishin mbi 100 nishane në gjithë trupin.

Këto të fundit ishin më të riskuarat nga Melanoma.

Gjithsesi mjekët këshillojnë që të mos numërojnë vetëm nishanet në krahun e djathtë, por sapo të vërejnë një nishan me formë të jonormale të dretohen tek dermatologu. Melanoma mund të përhapet në mbarë trupin si tek burrat dhe tek gratë, e sidomos tek këmbët e femrave.

Etapat diagnostike:
Cilat janë shenjat diagnostikuese të Melanomës:
Melanomat me përhapje siperfaqësore janë zakonisht:

Më të mëdha në sipërfaqe se sa nishanet normale dhe rriten në madhësi në mënyrë progresive me kalimin e kohës. Pjesa më e madhe (por jo të gjitha) kur diagnostikohen janë 7 mm apo më shumë në diametër.
Të çrregullta në ngjyrë zakonisht tre apo më shumë ngjyra (kafe, e zezë, blu në të zezë).
Të çrregullta në formë. Janë asimetrike me kufinj gjeografikë.

(Pershtatur nga BBC/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: