Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në të paktën 40.819, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Ministria nëpërmjet një njoftimi informoi rreth sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 333 ditësh.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit ushtria izraelite ka kryer “3 masakra” në Rripin e Gazës, në të cilën janë vrarë 33 palestinezë, ndërsa janë plagosur 67 të tjerë.

Me këtë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 40.819, ndërsa i atyre të plagosur në 94.291.

Ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në rrugë, njoftoi ministria, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: