Numri i të vdekurve nga trazirat që shpërthyen në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut ka arritur në 27 të vdekur, njoftoi të enjten Prokurori i Përgjithshëm Tarek William Schaab, gjatë seancës së Gjykatës së Lartë që la në fuqi rizgjedhjen e Nicolas Maduro.

Një raport i mëparshëm zyrtar, i publikuar më 12 gusht, thoshte për 25 të vdekur, 192 të plagosur dhe 2,400 të arrestuar.

Saab tha gjithashtu se prokuroria do të “thellojë” hetimin e saj ndaj lideres së opozitës dhe kandidatit të saj për president, Maria Corina Machado dhe Edmundo Gonzalez Urrutia të cilët po përballen me hetimin për tentativë “uzurpimi” të posteve publike dhe “komplot”.

Gjykata e Lartë la në fuqi dje rizgjedhjen e Maduros, i cili u shpall fitues me 52% të votave nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE). Megjithatë, institucioni nuk ka publikuar detaje të plota të numërimit sipas komisionit zgjedhor, pasi thotë se ka pësuar hakerim kibernetik. Opozita argumenton se kjo është një manovër e autoriteteve për të mos zbuluar fituesin, që sipas tyre ishte kandidati i Gonzalez Urrutia i cili mori “më shumë se 60%” të votave.

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Carislia Rodríguez, theksoi dje se ka “prova të një sulmi masiv kibernetik kundër sistemit zgjedhor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb