TIRANË- Krimi i mbrëmshëm, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë ka shkaktuar jo pak tronditje në Tiranë. Por më shumë e kanë përjetuar krimin e rëndë dëshmitarët.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në lokalin ku ndodhi ngjarja ka pasur persona të shumtë që janë terrorizuar nga konflikti i armatosur, ndërsa dëshmitë flasin për një batare plumbash.

Dyshohet se viktima Fabiol Gaxha ka qëlluar ndaj autorit me të cilin kishte nisur një konflikt fillimisht verbal e më pas fizik qe degjeneroi deri tek armët. “Numri i të shoqëruarve është tejet i lartë, më shumë se 50 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Numri më i madh i të shoqëruarve ndonjëherë kohët e fundit në ngjarje të tilla”, raportoi Bezat.

Nga atentati mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Laert Hato.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb