Vazhdon që të japë dëshminë e tij në GJKKO, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Dumani vijon që të përgjigjet për pyetjet që ka avokatja e Altin Ndocit.
Avokatja e Ndocit i ka thënë Dumanit nëse ka dalluar personat që e kanë qëlluar, kur u plagos. “Vetëm nga trupi, shoferi m’u duk si i Talo Çelës”.
Avokatja: Ditën që u plagose, a i dallove personat që të qëlluan?
Dumani: Jo nuk i kam njohur. Ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Cela.
(Balkanweb)