Vijon me dyer të mbyllura dëshmia maratonë e Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë rënditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces.

Dumani deklaroi se me Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 e në vazhdim pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë.

Nuredin Dumani deklaroi se në lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë e ministra por pa përmendur emra. Nga ana tjetër, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një dëshmi të Dumanit, teksa ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, pasi në deklarimet fillestare para prokurorëve nuk e kishte përmendur.

Ndërkohë Petrit Qoli që seancën e kaluar tha se po mbahet në burg me pa të drejtë duke lënë jashtë një grua që e dashuron, në seancën e kësaj të enjte, tha se do të lutet për dy prokurorët e SPAK të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb