TIRANE – Më 21 shtator do të zhvillohet dasma e shumëpërfolur e çiftit, Elita Rudi dhe Gjiko. Prej muajsh në media flitet për dasmën e moderatores me këngëtarin por vetëm dy ditë më parë Elita zbuloi datën duke publikuar në Instagram ftesën.

Ndërsa dje postoi 25-vjecarja tregoi dhe pajën e saj. Nga tradicionalja sot Elita ka kaluar tek modernja dhe luksi. Moderatorja na ka treguar këpucët që do të veshë ditën e madhe.

Xhensila Murtezaj 

Sot Elita ka postuar një foto të këpucëve të saj, të cilat i përkasin firmës së njohur “Jimmy Choo”. Të mbuluara nga perlat dhe gurët ato duken shumë moderne dhe të bukura.

Marina Vjollca

Por edhe vajza të tjera të famshme në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre kanë zgjedhur të njëjtën markë. Xhensila Myrtezaj, Marina Vjollca dhe Jona Spahiu zgjodhën markën luksoze njësoj si Elita.

Jona Spahiu 

Elita Rudi


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb