Në emisionin e sotëm “Më Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, trajtohet historia e shtetasit Kasem Jugu dhe bashkëshortes së tij.

Ata kanë denoncuar për të disatën herë djalin dhe nusen e tij, të cilët i kanë nxjerrë nga shtëpia, duke e detyruar çiftin e të moshuarve të flenë në stola pasi nuk kanë një vend ku të banojnë.

Kjo pasi nusja dhe djali nuk i lejojnë të hynë në banesë.

Por nga ana tjetër pas transmetimit maratone live ne studio, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nuses së djalit, e cila dëshmoi dhunën e vjehrrit dhe vjehrrës, duke tronditur opinionin publik. Pas mbarimit të emisionit deklarata e saj ishte tronditëse, ajo deklaroi se dhuna ndaj saj nga ana e vjehrrit dhe vjehrrës ka qenë e vazhdueshme dhe se shqetësimi më i madh për atë janë fëmijët e mitur të cilët shpesh herë gjenden në situate dhune.

Por edhe pse kane kaluar muaj e vite nga ky konflikt, përsëri familja është në të njëjtën situatë.

Çifti i të moshuarve fle jashtë në qiell të hapur, madje vetë Kasemi ka tentuar vetëflijimin duke tronditur kështu kalimtaret të cilët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë dhe duke mos e lejuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb