KOSOVE- Fotoja e Armend Nimanit, “Nusja”, shpallet fotografia e vitit në Agjencinë Franceze të Lajmeve AFP (Agence France-Presse). Në qendër të kësaj fotoje është modelja kosovaro-boshnjake Arleta Sahiti e cila ka pozuar pasi i kanë lyer fytyrën me ngjyra në kuadër të prezantimit të ceremonisë tradicionale të martesës.


Fotoja tregon ritualin e përgatitjes së nuses, ashtu siç është tradita boshnjake nga një grua e vjetër, ndërsa rrathët e artë, simbolizojnë ciklin e jetës.


(m.k/BalkanWeb)