82 vjeçarja Nazmie Buci, është një e moshuar nga Shkodra e cila u godit fizikisht nga nusja e saj shtetasja Elmira Buci, 43 vjeçe. Nusja sipas dëshmisë e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82 vjeçarja. Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti ndërsa e moshuara tregon se si u dhunua nga nusja e saj.

Djali i 82 vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time.

Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.

Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer celularin.

Shtetasja Nazmie Buci e cila mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën jetonte prej afro 5 vitesh nga momenti kur djali i saj u martua me Elmira Bucin, e arrestuar nga policia e Shkodrës. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb