E ftuar në Vila24 në News24 nutricionistja Hyrida Basha tregoi se ritmi i zemrës, i cili mund të përkufizohet si sasia e gjakut të pompuar nga zemra, mund të ulet si rezultat i tre gjendjeve kryesore, duke përfshirë aritmitë, sëmundjet strukturore të zemrës ose hipovoleminë. Pacientët e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar nga hipotensioni, pasi procesi i plakjes redukton më tej përshtatshmërinë ventrikulare dhe më pas zvogëlon kontraktueshmërinë e saj.

Këshilla më e zakonshme për zgjidhjen e problemit të presionit të ulët të gjakut që të gjithë e dinë është se duhet të pini më shumë kafe.
Basha tha për moderatoren Anila Çela se edhe nëse kafeina ju ndihmon të rrisni presionin e gjakut, nuk duhet të harroni se ajo duhet konsumuar në masë.

“Individët që vuajnë nga presioni i ulët i gjakut duhet të përdorin vitaminën B12 e cila ka për funksion të prodhoj rruazat e kuqe të gjakut e të ndihmoj prodhimin e ATP, duhen marrë folatet si vitamina B9. Këto i kemi te buka, te asparag, te preshi, frutat e pyllit.
Ndër ushqimet e rëndësishme për dietën e pacientëve me hipotension, mjekët veçojnë peshk me vaj të paktën 3 herë në javë dhe mundësisht më shpesh. Jo vetëm që rrit presionin e gjakut, por gjithashtu forcon të gjithë trupin: nga muskujt dhe kockat te truri dhe zemra”- tha nutricionistja për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: