2 ndeshje, 6 pikë, 6 gola të shënuar, asnjë i pësuar. Laçi shfaq më në fund shenja jeta, kura Armando Cungu po fillon të jap efektet e para, kurbinasit rikthehet në garë falë 2 fitoreve radhazi. Laçi është rikthyer të bëj Laçin, një ekip që nuk fal ndeshjet në shtëpi, një skuadër me grindë, me karakter, një ekip solid, i aftë të mposht çdo rival në fushën e tij. Teuta dhe Vllaznia ishin dy teste force, dy rivalë që po kalon një moment të mirë, ishin dy ndeshje që duheshin fituar me çdo kusht për të rikthyer bardhezinjtë në garë për objektiva të rëndësishëm.

Nwabueze
Nwabueze

Në Kurbin, tifozët dhe mbi të gjitha trajneri Cungu po shijojnë magjinë e një sulmuesi si Kyrian Nwabueze, autor i një “dopjete” në ndeshjen e fundit. Sulmues nigerian, me pasaportë amerikane, po kalon një moment fantastik, një sulmues i aftë të bëjë i vetëm diferencën, dy golat e tij kundër Vllaznisë janë treguesi më i qartë. Nwabueze është sulmuesi i momentit në Superligë, autor i 7 golave, golashënuesi më i mirë. Në një kampionat ku golat janë me “pikatore”, kujtojnë që sezonin e fundit golashënuesi më i mirë u shpall Rexhinaldo me 13 gola, Nwabueze ka shënuar deri më tani 7 gola në 10 ndeshje, duke hedhur menjëherë kandidaturën për çmimin “Këpuca e Artë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb