Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri thirrje për përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes Izraelit dhe në Libanit gjatë bisedimeve me ministrin izraelit të Mbrojtjes.

Blinken “theksoi rëndësinë e shmangies së mëtejshme të përshkallëzimit të konfliktit dhe arritjes së një zgjidhjeje diplomaci që u mundëson familjeve izraelite dhe libaneze që të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha zëdhënësi Departamenti i Shtetit Matthew Miller.

Kujtojmë se kohët e fundit marrëdhënia mes dy shteteve ka qenë e nderë, madje Izraeli ka ndërmarrë dhe disa sulme ndaj Libanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb