Në pritje të vendimit të UEFA-s dhe asaj që do të ndodhë me të ardhmen të Europë, Milani vazhdon të jetë aktiv në merkato. Stradegjia është e njëjtë: lojtarë të rinj, të talentuar, por me kosto të ulët. Pas shumë takimesh në Milani, Maldini ka nisur misionin në Madrid, ku ka kërkuar nga Reali informacion për tre lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedine Zidane. Në krye të listës është Dani Ceballos. Një tjetër futbollist, që mund të kthehet në objektiv të Milanit është edhe Mariano Diaz, që me transferimin e Hazard, Jovic dhe Rodrygo do ta ketë të vështirë të gjejë hapësira në formacion.


Donnarumma Psg
Donnarumma Psg

Përveç blerjeve, Milani duhet të jetë i kujdesshëm edhe me yjet që aktualisht ka në skuadër. Mbi të gjithë duhet të ruajë Gigio Donnarumma. Leonardo, që tashmë ka marrë sërish rolin e drejtorit sportiv te Paris SG është gati të joshë portierin me një pagë prej 8 milion euro në sezon, dy më shumë nga sa ai fiton aktualisht te Milani. Ndërkohë, për të bindur këtë të fundit të shesë kartonin e tij, klubi francez është gati të paguajë kartonin 60 milion euro.


Lukaku Inter
Lukaku Inter

Nuk qëndrojnë pasivë as në klubin e Interit, ku drejtuesit zikalëtr po i japin dorën e fundit asaj që do të jetë goditja e madhe në merkaton e tyre të verës. Bëhet fjalë për Romelu Lukaku. Inter dhe sulmuesi kanë rënë dakord mbi gjithçka, ndërsa mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët me Manchester United. Futbollisti belg ka prranuar të fitojë 180 mijë stërlina në javë, por “Djajtë e Kuq” mbeten ende një pengesë, pasi për kartonin e tij kërkojnë jo më pak se 70 milion euro. Një shifër e lartë për Interin, I kushtëzuar edhe nga Fair Play Financiar.


James Rodriguez Colombia Napoli Logo 1lkj0ik1texne1ialkcaz1e4ds
James Rodriguez Colombia Napoli Logo 1lkj0ik1texne1ialkcaz1e4ds

Edhe Napoli është në hapat e fundit drejt arritjes së marrëveshjes për transferimin e James Rodriguez. Madje sipas mediave italiane, tifozët napolitanë nuk duhet të presin gjatë për goditjen e madhe në merkaton e verës. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut, klubi italian është shumë pranë marrëveshjes me Realin e Madridit. Bëhet fjalë për një formulë huazimi me 5 milion euro dhe 30 të tjera për blerjen përfundimtare të kartonit.

Sport Preview Philippe Coutinho
Sport Preview Philippe Coutinho

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Felipe Coutinho. Sipas “Sky Sport”, sulmuesi brazilian ka refuzuar së fundmi edhe ofertën e Manchester United, që kërkon ta kthejë atë në Premier League, pas aventurës me Liverpool. Në këtë mënyrë, Coutinho ka forcuar më shumë zërat e fundit të merkatos që e shohin atë te Paris SG. Ky opsion pëlqehet edhe nga Barcelona, që kërkon të fusë emrin e tij të tratativat për rikthimin e Neymar.

2583700 2019 03 17t124936z 1055755731 Rc1c2e36f180 Rtrmadp 3 Soccer Italy Gen Juv Copy
2583700 2019 03 17t124936z 1055755731 Rc1c2e36f180 Rtrmadp 3 Soccer Italy Gen Juv Copy

I njëjtë është diskutimi edhe për Paulo Dybala. Sulmuesi Juventusit pret të takohet personalisht me Maurizio Sarri, për të kuptuar nëse trajneri do ta përfshijë në projektin e tij. Në të kundërt, argjentinasi do të vlerësojë ofertat e klubeve të tjerë, që janë të shumta. E fundit vjen nga Atletico Madridid. Klubi madrilen kërkon zëvendësuesin e Antoine Griezmann dhe për trajnerin Simeone, njeriu i duhur është Paulo Dybala.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb