TIRANË

Kryeministri Edi Rama deklaron se do e çojë në gjyq gazetarin gjerman Peter Tiede që ka publikuar përgjimet duke e akuzuar si të përzierë në skemën për blerje votash në Dibër kreun e qeverisë. Pasi Tiede shkroi në “Facebook” se Rama nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur, kryeministri shqiptar thotë se do e çojë në gjykatat gjermane, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama për të tretën herë në Twitter. Për t’u përmendur se reagimi i kreut të maxhorancës është edhe në anglisht.

Rama Tw Ok
Rama Tw Ok
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb