Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh se SHBA-të mund të ndërmarrin sulm ushtarak në Venezuelë, në rast se kjo gjë do të duhej.

Pompeo tha se nëse e do nevoja dhe situata, SHBA-të do të ndërhyjnë, qoftë ushtarakisht.

Pompeo tha se SHBA-të kanë qenë dhe do të mbeten një “armike” e presidentit Maduro dhe mbështesin opozitën e vendit. Sekretari Amerikan i Shtetit citoi edhe Donald Trumpin, duke thënë se presidenti mund të marrë edhe vendim ultimatumi.

Këto deklarata vijnë në kohën që Venezuela ndodhet në një situatë kaotike. Ushtria e vendit ka dalë nëpër rrugë dhe shpërndan protestuesit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb