Një nxënës në Dortmund të Gjermanisë ishte mërzitur kaq shumë me mësuesin e tij për notën që i kishte vënë, saqë ka përgatitur një plan të mirfilltë për ta vrarë atë.

Zëdhënësi i prokurorit, Felix Giesenregen deklaroi se nxënësi ishte ndjerë keq dhe i tradhtuar nga mësuesi në notën që ia kishte vënë, sa ishte gati ta vriste. Të enjten e javës së kaluar, 17-vjeçari thuhet se ka krijuar një “kurth” në një oborr të garazhit pranë shkollës, ndërsa dy të tjerët e kanë kapur mësuesin dhe e kanë gënjyer për ta afruar pranë “kurthit”, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo mësuesi kishte kuptuar se diçka nuk shkon dhe kështu u ka shpëtuar vrasjes të mundshme me çekan. Dy ditë më vonë, pedagogu mësoi nga një dishepull, në Ditën e Prindërve se nxënësi po planifikonte vdekjen e tij. Mësuesi denoncoi rastin dhe nxënësit u morën në pyetje.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb