Nxënësit e shkollave të kryeqytetit po i kushtojnë një rëndësi të veçantë teknologjisë së informacionit. Teknologjia është e ardhmja dhe të vegjlit duan të mësojnë sa më shumë rreth saj.

Fokusi i tyre duket qartë në videon e postuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ku nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” shfaqin interes për këtë fushë, duke treguar shembuj të ndryshëm nga informacionet që ata kanë.

Ndërsa shumë shpejt të apasionuarit pas kodimit dhe teknologjisë do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre te Piramida, e cila falw nismës sw Bashkisw sw Tiranws do të shndërrohet në një godinë kushtuar posaçërisht kësaj fushe kaq të rëndësishme për të ardhmen.

“Nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” duan me patjetër të mësojnë gjithçka rreth kodimit. Me dëshirën dhe vullnetin që kanë, pak nga pak do të bëhen gjeni në të ardhmen. Mezi pres që t’i shoh së shpejti te pikëtakimi i të apasionuarve pas teknologjisë, PIRAMIDA. “, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook.

Piramida e Tiranës do të jetë një godinë transparente dhe plot dritë, për të krijuar idenë e një vendi që merr frymë në Tiranë. Për këtë parashikohen që të përdoren sa më shumë xhama, për të bërë të mundur që drita natyrale të dominojë në ambientet e brendshme të saj. Gjithashtu ky projekt synon të krijojë Simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t’u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshme nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb