NGA ZANA ÇAKAJ*

Para dy javësh në emisionin “Kaktus” erdhi denoncimi për mësuesen Enkeleda Ajazi. Nxënësit e shkollës “Zhani Ciko” në Patos ankoheshin se mësuese Enkeleda nuk ju bënte fare mësim në letërsi. Nga investigimet tona rezultoi se në 5 muaj mësimi shkollor, 2 muaj kishte marrë leje dhe 10 ditë të tjera me raport.

zana mesuesja 1

Drejtori i DAR Fier na tha se i kishte dhënë dy muaj leje mësueses Enkeleda Ajazi për arsye shëndetësore. Por ligji i arsimit të lejon të marrësh vetëm një muaj leje gjatë një viti akademik. Dhe për më tepër nga verifikimet tona del se Drejtori i DAR Fier Z. Shkëlqim Allkaj e ka lëshuar letrën me emërimin e mësueses zëvendësuese për Enkeldeda Ajazin 9 ditë pasi kjo mësuese kishte filluar punë.

Edhe këtu është shkelur ligji. Mësuese Enkeleda Ajazi u largua nga puna e shtetit për arsye shëndetësore siç thotë ajo, por ndërkohë  është presidente në shkollën e saj private dhe jep mësim aty. Ne nuk na intereson kjo por fakti që nxënësit e shkollës “Zhani Ciko” nuk kanë bërë mësim në letërsi më shumë se 20 ditë dhe dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këtë gjë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: