LUSHNJE- “Mësuesi më bënte presion që të mos i tregoja kujt. Që nga hera e parë e deri në fund, nuk kisha guxim që ta denoncoja”. Këto fjali ka thënë e mitura 11¬-vjeçare në Polici dhe në prani të një psikologeje, pas zbulimit të historisë tronditëse brenda ambienteve të shkollës “Hysen Malko”, në Kryekuq të Divjakës.

Në 6 muaj, mësuesi kujdestar, 62-vjeçari, Demir Hoxha, ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen e klasës së pestë. “Ai gjithçka e ka kryer duke bërë presion ndaj meje. Nuk kam kundërshtuar dot se kisha frikë. Kisha frikë edhe të tregoja se ai më bënte presion. Më thoshte që të mos kundërshtoja e të mos i tregoja njeriu. Më vinte edhe turp nga ajo që kishte ndodhur dhe prandaj nuk i tregova askujt. Por nga hera e fundit kisha frikë të vija më në shkollë dhe i tregova mamasë për atë që kishte bërë mësuesi me mua”, mësohet të ketë pohuar e mitura para hetuesve dhe psikologes kur i janë marrë deklarimet.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për rastin e abuzimit seksual në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kryekuq, zyra arsimore e rrethit Lushnjë, ka marrë masat për t’u kujdesur për shëndetin psikologjik së të miturës. Psikologia e shkollës 9-vjeçare të vajzës ka zhvilluar një takim me të miturën mbrëmjen e së mërkurës, pasi është marrë miratimi i vetë nxënëses. Burimet pohojnë se takimi është zhvilluar pranë banesës së të miturës, e cila fatmirësisht nuk ka shfaqur probleme të shëndetit psikik, por vetëm shqetësime të lehta rreth abuzimit të kryer.

Megjithatë, psikologia do të zhvillojë takime të përditshme me të dëmtuarën, deri në rehabilitimin e plotë të situatës së saj. Ndërkohë, ditën e djeshme në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kryekuq të Divjakës, kanë shkuar tre psikologe, të cilat kanë zhvilluar biseda me vajzat e shkollës dhe me mësueset. Pritet që edhe ditën e sotme, që është dita e fundit e shkollës të zhvillohen sërish takime me nxënëset e kësaj shkolle.
(ed.me/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: