TEPELENE– Rreth 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë nga lumi i Bënçës në rrethinat e burgut të Bënçës ditën e sotme. Referuar burimeve zyrtare, gazetarja Brikena Metaj konfirmon lajmin për “BalkanWeb”.

Mësohet se ditën e nesërme pritet të bëhet edhe asgjësimi i tyre nga forcat xheniere.

Ndërkohë është bërë izolimi i vendit që ndodhet nën ruajtjen e policisë. Për të patur situatën në kontroll janë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: