CNN raporton se është bërë i mundur rikuperimi i një trupi të humbur në aksidentin ajror ku u përfshi dy javë më parë avioni ku udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala, nga roja bregdetare.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, deklaroi se: “Pas një shqyrtimi të gjerë të vendndodhjes, kontraktorët e specializuar gjetën me sukses trupin e parë mes rrënojave”. Megjithatë AAIB nuk tha nëse trupi ishte Sala apo i pilotit, David Ibbotson.

Trupi u dërgua në Portland për t’ju nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore.

Mësohet gjithashtu se është bërë e pamundur të nxirret në sipërfaqe, rrënojat e avionit të vogël “Piper Malibu”.

Në datë 21 janar, Sala, 28 vjeç dhe piloti 59-vjeçar Ibbotson po fluturonin në avionin me një turbinë nga Nantes, në Francën veriore, drejt Cardiff në Uells, kur u zhduk nga radari pranë Ishujve Channel. Sulmuesi argjentinas kishte nënshkruar kohët e fundit me klubin anglez Cardiff City.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb