SHKODËR- Polumbarët dhe forcat e policisë së Shkodrës kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e lumit Drin në Shkodër, personin që u mbyt mëngjesin e sotëm.

Por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës. Policia jep të dhënat e para për qytetarët që të mund të bëjë identifikimin.

shkoder 544

Sipas policisë viktima mbante të veshur një xhaketë të zezë, pantallona të zeza dhe është rreth 65 vjeç. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Paraprakisht dyshohet se është një banor i lagjes “Bahçallëk”.

shkoder54

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb