Nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës. Nuk dihet ende se trupi i cilit prej të pagjeturve ende është gjetur pasi policia e ka rrethuar zonën dhe nuk lejon të afrohet askush.

Babai i 4 fëmijëve që dyshohet se kanë humbur jetën nga shembja e shtëpisë ka vrapuar për të shkuar në vend por nuk është lejuar.

Nën rrënoja ndodheshin Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, person me aftësi të kufizuara, Marjeta Lala, nëna e katër fëmijëve, 3 fëmijët e Marjetës, Emilio dhe Dionis e Dionisa, binjakë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shkon kështu në 42 numri i viktimave të tërmetit katastrofik që goditi vendin mëngjesin e së martës, 26 nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb