Policia e Beratit ka zhvilluar disa aksione në terren, me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore.

Në pranga, ka rënë një 37-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë në lagjen Barrikad të Beratit, me një mjet tip “Kamion” duke ngarkuar pllaka dekorative guri, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në Malin e Tomorit. Gjithashtu sipas raportimeve, me vete, kishte dhe një punonjës të pasiguruar.

37-vjeçari i arrestuar nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi vetëm një muaj më parë ishte shpallur në kërkim nga policia, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshem” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Berat

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në kuadër të zbatimt të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin M.S., 37 vjeç, (administrator subjekti), pasi u kap në flagrancë në lagjen Barrikad, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu kishte dhe një punonjës të pasiguruar.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur edhe në kërkim në datën 12.05.2021 nga DVP Elbasan për veprat penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Veprimet e mëtejshme u kryen nga DVP Elbasan.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshem” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: