LEZHË

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht një 50-vjeçar i cili akuzohet për ‘thirrje për veprime të dhunshme’.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proceduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë.

Policia thotë se ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme

Lezhjani
Lezhjani

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb