Kryetari i Degës Numër 11 të Partisë Demokratike në Tiranë, Florjan Lila, shkruan në “Facebook” se fotoja e publikuar nga deputetja Rudina Hajdari, në rrjetet sociale, ku shfaqet me një grup njerëzish me aftësi të kufizuara, është bërë dy vite më parë.

Përbri fotos, Hajdari shkruante se ishte takuar me banorë të Laprakës, me të cilët kishte diskutuar problematikat që hasin individët me aftësi të kufizuara. Por sipas Lilës, kjo foto nuk është realizuar tani, por në vitin 2017, gjatë një aktiviteti me personat me aftësi të kufizuara, kohë kur sipas tij, Hajdari luftonte në emër të PD.

“I gjendur para pyetjeve te shumta te simpatizanteve dhe anetareve te thjeshte te PD-se te cilet na kane mbeshtetur pa u lodhur gjate gjithe ketyre viteve te veshtira te opozitarizmit, ne cilesine e Kryetarit te Deges 11- Tirane, ndjej detyrimin moral per te sqaruar se foto e publikuar nga zonja Rudina Hajdari se fundmi eshte realizuar ne vitin 2017 gjate nje aktiviteti me personat me aftesi te kufizuara, kohe kur luftonim se bashku ne emer te Partise Demokratike.

Deshiroj te theksoj faktin se kontributi im do te vazhdoj te jete i fuqishem ne forcimin e PD-se ne zone dhe kthimin e saj ne force qeverisëse”, shkruan Lila.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb