Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Gjovalin (Mikel) Alinë, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor në vrasjen e 34-vjecarit Eri Zefi.


Ky i fundit u vra në datën 2 tetor në Zall Xhuxhë të Mirditës. Alia akuzohet se ka nxjerrë në pritë Zefin, të cilin mendohet se e ka pasur shok të ngushtë.


Ndërkohë, i riu nuk ka pranuar që të flasë para togave të zeza, ndërkohë që avokati mbrojtës foli në emër të tij. Gazetari Elidon Ndreka raporton se avokati ka mohuar kategorikisht faktin se ka nxjerrë në pritë shokun e ngushtë, ndërsa shtoi se Mikeli ishte thjesht një viktimë.


“Nuk ka asnjë dyshim që klienti im të këtë nxjerr në pritë Eri Zefin. Ai është thjesht viktimë. Shpjegimet do japim në një moment të dytë”, mësohet të ketë thënë avokati.

Siç është raportuar dhe më herët Zefi ka qenë në gjakmarrje për shkak të një vrasje që vëllai i tij kishte kryer në Durrës, ku viktimë kishte ngelur Martin Ndreca. Për shkak të frikës nga hakmarrja, Zefi qëndronte i ngujuar. Ditën kur ndodhi ngjarja Mikel Alia i kishte thënë Zefit se kishin një punë dhe se të dy bashkë kishin dalë nga shtëpia. Mësohet se rreth orës 23:20 viktima dhe Mikel Alia kishin fikur telefonat dhe nga ai moment humbi lidhjet mes tyre.

Burime zyrtare thanë se Zefi mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: