Edhe gazeta e njohur amerikane, NY Times, i ka kushtuar një reportazh eksodit të kosovarëve nga toka e tyre.

Në fillim thuhet se familja e zgjeruar Cakaj ka ndërtuar disa shtëpi në Kosovë, por tani ata duan të largohen.
“Djali im nuk kishte asnjë zgjidhje,” thotë Xhevat Cakaj. “Ai kishte vetëm një lopë, qumështin e të cilës e shiste në një treg në Prishtinë”.

Gazeta thotë se gjendja ekonomike në vend është katastrofike.
Afrim Syla, një 48- vjeçar nga Prishtina, që bën ëmbëlsira për të jetuar, tha se i biri i është bashkuar eksodit.

“Dikur kosovarët jepnin jetën për të qendruar këtu. Tani kemi ardhur në një gjendje ku largohemi me vullnetin tonë”.

Por kosovarët nuk priten me krahë hapur në Perëndim, pasi atyre nuk u pranohen kërkesat për azil.
“Do jetë një pranverë shumë e vështirë,” paralajmëron Samuel Zbogar, kreu i misionit të BE në Kosovë.

Gazeta shkruan se askush nuk e di se çfarë e provokoi eksodin.
Disa thonë situata politike në vend dhe statusi i Kosovës në botë.

“Zgjedhjet e qershorit të shkuar nuk u zgjidhën për muaj, derisa partia e ish- kryeministrit Hashim Thaçi, një hero në luftën kundër Serbisë, i akuzuar së fundmi nga kritikët si i etur për pushtet dhe i korruptuar, e hapi me forcë rrugën drejt koalicionit qeverisës. Ai është tani ministër i Jashtëm,” shkruan gazeta.

Por thelbi i problemit është ekonomia dhe korrupsioni. Si rast i këtij të fundit, gazeta përmend rrugën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: