David Binder korrespodenti i gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”,  ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare të dielën e javës që shkoi. Ai kishte punuar për një kohë të gjatë në NYT duke mbuluar disa luftëra të ndryshme. Duke filluar nga Lufta e Ftohtë e deri tek luftërat në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Gruaja e Binder, Helga, ka thënë se shkak për vdekjen e tij, ka qenë një sëmundje e veshkave e cila kishte mbërritur në stadin e fundit të zhvillimit, shkruan NYT.

Gazeta amerikane e përkujton Binderin si një gazetar i cili asnjëherë nuk kishte pushuar së punuari, dhe që kishte mbuluar me raportimet e tij, ngjarje të cilat kanë ndryshuar shumëçka. Duke nisur nga ndërtimi i Murit të Berlinit në vitin 1961, rrëzimin e tij në vitin 1989, pastaj raportimet mbi tensionet të shumta në Lindje e Perëndim nën regjimet komuniste në Gjermaninë Lindore, Poloni, Çekosllovaki, Hungari, Rumania, Bullgaria e duke përfunduar tek luftërat në  Jugosllavi.

Binder kishte intervistuar viktima civile të luftës, luftëtarë e drejtues të luftërave, përfshirë edhe kriminelët serbë të akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviç e Ratko Mlladiç.

Gazetari
Gazetari

Gazeta amerikane kujton se Sllobodan Millosheviq si ish-president i Serbisë kishte vdekur në burg në vitin 2006, ndërsa Ratko Mmladiq ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Në fillim të viteve 1990, gazetari Binder kishte vendosur të kthehej në Ballkan për të ndjekur nga afër luftërat që kishin përfshirë Ish-Jugosllavinë, krimet, dhunimet, masakrat e deri tek rastet e përdhunimit, gjenocidet dhe vrasjen e më shumë se 100 mijë njerëzve civilë dhe dëbimin e shumë të tjerëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb