Kanë qenë të shumta mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë bërë jehonë vendimit të djeshëm të Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, mes të cilave edhe prestigjiozja “New York Times”.


Me titullin “Presidenti i Shqipërisë anulon zgjedhjet, për shkak të klimës klimën e tensionuar”, “New York Times” shkruan se Meta e mori këtë vendim për të zvogëluar tensionet politike në vend. “New York Times” i kushton vëmendje edhe protestës së djeshme të opozitës, ku cilësohet se mijëra shqiptarë dolën në shesh në një protestë anti-qeveritare”.


  • foto galeri

Artikulli i plotë.


Presidenti i Shqipërisë ka anuluar zgjedhjet e ardhshme komunale, duke përmendur nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend. Presidenti Ilir Meta tha të shtunën se ai kishte vepruar, sepse rrethanat nuk ofruan “kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse”, të cilat ishin caktuar për fund të këtij muaji.

Presidenti tha se do të sqaronte vendimin e tij të hënën. Mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike dolën në rrugë për një protestë anti-qeveritare të shtunën, duke i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion dhe manipulimin e zgjedhjeve në 2017, të largohet. Z. Rama, kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe deri tani ka mbajtur pushtetin.

Disa protestues hodhën flakërime, fishekzjarre dhe kokteje molotovi në policët jashtë ndërtesës së Parlamentit. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me ujë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb