Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” i ka kthyer përgjigje Edi Ramës, pasi ky i fundit në një intervistë për “Asociated Press” tha se opozita pengon hapjen e negociatave.

Vasili i drejtohet Ramës me fjalën “bablok”, ndërsa shton se negociatat nuk hapen për shkak të krimit dhe korrupsionit masiv në qeverisje.

Postimi i Vasilit:

Eshte krimi dhe korrupsioni yt,qe nuk hapen negociatat o Bablok Budalla!!! Krimi i organizuar dhe korrupsioni i çfrenuar i Edi Rames jane dy arsyet qe negociatatat me BE nuk hapen.

Pergjegjesi i vetem eshte ai,frymezuesi i tyre eshte vetem ai,perfituesi kryesor prej tyre eshte vetem ai. Pra ka vetem nje arsye,nje fajtor dhe nje shkaktar per mos hapjen e negociatave dhe ky eshte Edi Rama.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni yt eshte shkaku o Bablok Budalla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb