Një debat i ashpër u zhvillua në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” mes deputetit Lefter Maliqit dhe avokatit Idajet Beqiri.

Maliqi iu drejtua shpesh Beqirit me fjalët “burgaxhi” dhe “kriminel”, ndërsa ata ndajnë mendime të ndryshme për 30 qershorin.



Debati i zhvilluar:


Idajet Beqiri: Je shpifës.

Maliqi: O kriminel, të coi Lali Eri, ca partie ke ti, ke qenë në burg.

Beqiri: Unë kam luftuar për Kosovën. E di pse ulërin ti.

Maliqi: Bandat e krimit kanë kapur pushtetin.

Beqiri: Më datë 1 korrik vdes ti.

Maliqi: Po mos vdes ti ore se ke qenë në burg.

Beqiri: Ti nuk të lë të flasësh.

Maliqi: Të njëjtat shantazhe që bën Rama bëjnë edhe këta. Rri ore do fitonke ti bashkinë.

Beqiri: Unë se di ku e marrin guximin të thonë do të bëhet nami. Shqiptarët të jenë të qetë, sepse Shqipëria është e shtetit të fuqishëm, është vend i NATO se situatën këtu e ke marrë BE dhe NATO.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb