TIRANE

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka është përfshirë në diskutimet mbi protestat e studentëve. Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’ Muka në një lidhje skype pohoi se studentët përfaqësojnë sovranin dhe ata janë vendimtarët.

Ai tha se lista me kërkesat e studentëve është një nga listat më të mira deri më sot.

“Nismë shprese pasi përfaqëson revoltën e 28 viteve dhe korrupsionin në Arsimin e Lartë. Sot sovrani janë studentët. Ata janë qeveria, kryeministri, thuaj ca të duash. Unë isha me studentët dhe shumë shpejt do të vij të jem aty. Do kisha më shumë forcë për të vepruar, pasi do kisha shumë forcë nga ata. Pozicioni i zv.ministrin nuk ishte pozicion me portofol, por ishte një pozicion për të mbyllur gojën. Ligji i arsimit të lartë ka rënë. Unë ju kam thënë studentëve dhe ju them, mos i largoni pedagogët, por ftojini ata. Lista e kërkesave eshte një nga listat më të mira deri më sot dhe eshte fakt që sistemi arsimor ka rënë. Ata janë intelektualët e vërtetë. Më kërkojnë studentët në protestë? Po mirë unë nesër do jem në Tiranë”, tha Muka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: