Gjatë takimit me të rinjtë e të rejat votues për herë të parë në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama, me nota humori i është drejtuar disa prej tyre që nuk e kishin mendjen tek fjalimi i tij, duke i cilësuar demokratë. Për këtë Rama ‘fajësoi’ kandidatin për deputet, ish demokratin Halit Valteri.

“Boll o boll, e kuptova që je demokrat ne po të mbajmë po të edukojmë avash avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni”-iu drejtua Rama të rinjve.

O Halit ti i ke sjellë këta. Duan kohë edhe këta, me zor të edukuam ty jo mo këta“-iu drejtua Rama kandidatit për deputet Halit Valteri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb