Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Rama në lidhje me kryebashkiakun e Vorës Agrim Kajmaku, pas akuzave të opozitës se ky i fundit është dënuar në Greqi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka ‘zbuluar prapaskenat’ e Ramës, ku sipas tij kryeministri po mendon të zhdukë Bashkinë e Vorës nëse largohet kryetari i Bashkisë.

“O Kajmakun ose zhduket Vora!

Miq, pas vertetimit se Jorgo Tora i arrestuar per fallsifikim parash ne Greqi eshte fiks Kajmaku i partise, kreu i Meduzes thuhet se po mendon per te zhdukur Bashkine e Vores, sipas kesaj llogjike pa Kajmakun e Surrelit nuk ka Vore dhe qytetare, duke treguar se banditizmi i kryekreut te meduzes ka kufinj vetem qiellin! Kesaj i thone O Kajmak o Kajmakli une e zhduk Voren per ty! sb”, shkruan Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb