Tensione në sallën e gjyqit të GJKKO-së gjatë procesit për Leonard Dukën, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko. E pranishme në seancë ka qenë edhe nëna e Santiago Malkos. Sapo ajo ka parë të arrestuarin Leonard Duka i është drejtuar këtij të fundit me fjalët: “Maskara, ma vrave djalin 25 vjeç”. Nëna e viktimës i është drejtuar trupit gjykues që ta dënojë Dukën me vdekje. Pas këtij momenti, nëna e Santigo Malkos shpërthen në lot dhe është larguar nga salla e gjyqit.
Nga ana tjetër, i arrestuari Leonard Duka ka hedhur akuza në adresë të prokurorit të çështjes, Behar Dibra.
Pjesë nga debati në sallën e gjyqit
Nëna e Malkos i drejtohet Leonard Dukës: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty?
Leonard Duka në GJKKO: Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet, dua më shumë kohë
Prokurori Behar Dibra: E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne rame dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.
Mamaja e Santiago Malkos: Nuk ka çfarë lexon fare. Dënim me vdekje.
Gjyqtarja Rudina Palloi: Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.
Gjykata: Meqenëse i pandehuri shfaqu pëlqim për t’u pyetur por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet. është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë.
Leonard Duka: Prokurori është i njënashëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kerkon të me dënojë pa fakt pa asgjë.
(BalkanWeb)