Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mbështetësit e tij gjatë një takimi në Memaliaj, të cilët gjatë fjalës së tij, nisen të thërrisnin: “O Tërmet, o hero, Tepelena ty të do”, referuar Termet Peçit.

Jo, jo, jo, këtë nuk e dua këtë, e përdorni të tjerët këtë. E keni kopje, mos e përdorni më, e përdorin të tjerët këtë, nuk është e jona kjo. Keni gjithë këtë mjeshtra të fjalës dhe poezisë, shkoni dhe merrni dhe kopjoni një paçavure mitingjesh të atyre të kohërave të atyre që sot janë në kënetë. Lërini ato. Nuk keni faj ju, ka faj Tërmeti, sepse kur thoni: “O tërmet, o hero, Tepelena ty të do”, ky ju lejon. Lëre, mos e përmend më.

Tërmet, këtu respektohet e drejta e autorit, atë autor se duam fare, dakord. Ato janë mitingje kënetash, jeni në vete apo jo. Ne këtu jemi të gjithë të barabartë, të gjithë një, nuk ka heronjtë dhe të tjerë, jemi të gjithë të barabartët. Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që keni zgjedhur të tërheq karrocën. Kaq! Për t’ju shërbyer dhe për të bërë histori së bashku.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb