Jo më në Twitter por kësaj here në Facebook, ish-kryeministri i vendit, Edi Rama iu drejtohet vlonjatëve, aty ku është deputet e pritet të mbyllë fushatën zgjedhore.

Duke i nxitur me pritjet e ngrohta në Elbasan e Fier, Rama i fton vlonjatët që t’i vënë vulën e zjarrit dhe të flamurit të Ismail Qemalit, 30 qershorit.

Kryeministri Rama ne Facebook:
O vlonjatë o ju bëfsha kurban, këta elbasanllinjtë më thonë e bëmë fora si s’e bën dot as Vlora! Ata në Fier më çojnë mesazhe që nesër Fieri do ta bëj si Vlora!

Tani ju si do ta bëni ju pyes unë, se pasnesër më keni në Vlorë dhe mezi pres t’ia vemë aty buzë detit, vulën
e zjarrit e të flamurit të Ismail Qemalit, 30QERSHORIT??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: