E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, hapej ditën e sotme me një artikull kushtuar pronarëve të rinjt të klubit të Interit Oaktree. Fondi i investimit Kalifornian ka hyrë për të investuar në futbollin italian me ide të qarta” të vijojë sukseset me skuadrën e Interit, madje menjëherë duke nisur që nga ky sezon.

Mirëpo ekziston një “tabu” në Itali. Asnjë kompani e huaj, që ka marrë përsipër të drejtojë një klub italian nuk e ka fituar scudetton që në vitin e parë, ndaj për shoqërinë amerikane, ky mund të jetë vitit i duhur për ta thyer këtë “tabu” duke qenë se Interi shikohet nga shumë specialistë si favoritja e madhe në Serie A edhe për këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: