SHBA-Presidenti amerikan, Barack Obama urdhëroi qeverinë e tij që të presë të paktën 10 mijë refugjatë sirianë për vitin që vjen, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“SHBA-ja ka pritur rreth 1 500 refugjatë për vitin fiskal që mbyllet në fund të shtatorit, dhe Obama i kërkoi ekipit të tij qeveritar të rrisë këtë shifër dhe të presë të paktën 10 mijë refugjatë gjatë vitit të ri fiskal”, deklaroi Josh Earnest, zëdhënësi i tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: