Presidenti amerikan Barack Obama hap sot samitin e katërt dhe të fundit të sigurisë bërthamore në Uashington, duke nënvizuar se bota mbetet nën kërcënimin e armëve bërthamore që mund të zhvillojë Koreja e Veriut dhe mundësisë që grupe terroriste si ISIS të aktivizojnë bomba me lëndë radioaktive.

I rrethuar nga udhëheqësit botërorë, presidenti Barack Obama bëri shenjën e paqes gjatë mbledhjes së sigurisë bërthamore nëpërmjet një gjesti paska të relaksuar dhe gazmor dhe që i vuri disa në siklet.
Ra në sy vështrimi vrëngër që i hodhi në atë moment kryeministri britanik David Cameron.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: