SHBA

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka lënë anash politikën dhe ka vendosur të vishet nën petkun e Babagjyshit të Krishtlindjeve.
Obama ka surprizuar fëmijët e sëmurë që ndodhen në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Washington dhe me një thes në krah ka shpërndarë për ta dhurata për festat e fundvitit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai gjithashtu ka kënduar dhe ka bërë shaka me stafit e spitalit.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve ju,”-iu drejtua Obama të pranishmëve. “Kisha mundësinë të flisja me disa fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund të imagjinoj situatën ku ndodhen infermierët, stafi, mjekët dhe njerëzit që kujdesen për ta. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ekziston.”
Ish Presidenti amerikan jeton ende në Washington dhe vitin e kaluar u vesh si Babagjysh dhe vizitoi nxënësit e shkollës së mesme Boys & Girls Club në kryeqytet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb