SHBA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se hetuesit nuk e dinë ende se përse dy persona kanë qëlluar me armë në Kaliforninë jugore, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Presidenti Obama është zotuar se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe organet e zbatimit të ligjit do t’i shkojnë deri në fund kësaj ngjarjeje.
“Mund të ketë lidhje me terrorizmin, por nuk e dimë”, – ka thënë Obama, duke folur nga Zyra Ovale.

Sulmi me armë ka ndodhur të mërkurën në një agjenci të shërbimeve sociale në qytetin San Bernardino në Kaliforni. Autoritetet i kanë identifikuar të dyshuarit si Sayed Farook dhe Tashfeen Malik. Dy të dyshuarit janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: