Duke u shprehur se shumë amerikanë akoma e përshkruajnë vizionin si ndryshim progresiv, presidenti i SHBA-së Barack Obama në intervistën e fundit tha se ai do t’ja kishte dalë mbanë në zgjedhjet e këtij viti nëse do të kishte kandiduar sërish.

“Kam shumë besim në vizionin tim dhe kam shumë besim se nëse do të më lejohej të kandidoja sërish dhe ta kisha shprehur këtë vizion, shumica e amerikanëve do të më mbështesnin,” tha Obama për CNN.

“Unë e di nga bisedat që kam bërë me shumë njerëz në të gjithë vendin, edhe ata që nuk janë me mua,  thoshin se ky vizion është i duhuri”.

Me këto fjalë, Obama në një farë mënyre bie ndesh me programin e Clinton dhe Trump. As Presidenti i zgjedhur Donald Trump, dhe as kandidatja demokrate Hillary Clinton nuk fituan shumicën e votave në përballjen elektorale të nëntorit. Clinton e mundi Trump-in me votë popullore me pothuajse 2.9 milionë më shumë, ndërsa Trump e mundi nëpërmjet votës elektorale. Obama tha sërish se fushata e Clinton nuk ishte në lartësinë e duhur.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: