UASHINGTON– Rusia na ndihmoi në tryezën e bisedimeve për çështjen bërthamore iraniane, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama për gazetën amerikane ”New York Times”.

“Duhet të jem i ndershëm dhe të them se nuk isha i sigurtë për këtë duke marrë parasysh mosmarrëveshjet për Ukrainën”, shtoi ai.

”Jam i surprizuar nga Putini. Ai dhe qeveria ruse u sollën në një mënyrë që më habiti”, theksoi ai.

”Nuk do të kishim arritur në këtë marrëveshje solide nëse nuk do të kishte qenë vullneti i Rusisë për të qëndruar me ne dhe me partnerët e tjerë të grupit 5+1”, tha Obama.

”Jam i nxitur nga fakti se Putini më ka telefonuar dhe kemi diskutuar edhe për situatën delikate në Siri dhe për të ardhmen e regjimit të Asadit”, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama.

(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: