Policia ndaloi punën për të ndërtuar një kishëz të vogël, nga familja e Konstantinos Kacifas, në vendin ku 35-vjeçari u vra në Bularat. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se policia ndaloi një person, i cili po punonte për kishëzën, në të cilin është ndërtuar një bazament betoni.

Vangjel Barka, banues i fshatit Bularat po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e ndërtimit pa leje. Puna për vijimin e ndërtimi u ndalua me arsyetimin se familja nuk është e pajisur me leje për kishëzën.

Avokati i familjes në një deklaratë për mediat greke e konsideron argumentin e policisë shqiptare një pretekst. Kostandino Kacifas u vra më 28 tetor të vitit të kaluar pasi hapi zjarr drejt RENEA-s, në vendin e quajtur kodër mbi fshatin Bularat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb