Një objekt misterioz në formë cigareje i zbuluar në sistemin diellor vitin e kaluar mund të jetë sondë aliene e dërguar për të hetuar në Tokë. Kjo është teza sugjestive e avancuar nga astronomët e Universitetit të Harvardit, të cilët kanë përqendruar vëmendjen në disa karakteristika që do të shpjegonin “një origjinë artificiale”. Një sondë që përshkon hapësirën.

I zbuluar në tetor të 2017-ës nga teleskopi Hawaii është ripagëzuar “Oumuamua” që në gjuhën hawaiane do të thotë “lajmëtar që vjen nga një e shkuar e largët”. Fillimisht u përcaktua si kometë e më pas një asteroid, dhe në fund u tha se mund të ishte një lloj i ri i “objekteve ndëryjorë”. Në një studim të kërkuesve të Qendrës Smithsoniane për Astrofizikën në Harvard thuhet se objekti që udhëton me shpejtësi 315.431,424 km/h, mund të ketë “një origjinë artificiale”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Oumuamua mund të jetë një sondë e dërguar qëllimisht në afërsi të Tokës nga një qytetërim alien”, thotë raporti, i cituar nga CNN.

Flitet për mundësinë që “udhëtime në hapësirën ndëryjore si një mbetje falë një aparature teknologjike të avancuar”, e nxitur ndoshta nga rrezatimi diellor.

Shpejtësia e lartë e objektit, së bashku me trajektoren e tij të pazakontë, i bën shkencëtarët të mendojnë se nuk është më funksionale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb